Masat për sigurimin fizik dhe teknik

Para fillimit te punëve në sigurimin dhe mbrojtjen e objektit, ekipi profesional i Kompanisë kryen këto veprime:

·  Harton vlerësimin e sigurisë të rrezikimit të objektet ne kushtet e gjetura,

·  Ne bazë të përfundimeve nga vlerësimi i sigurisë harton Planin e sigurimit,

·  Harton Planin e detyrave të veçanta dhe obligimeve të punonjësve të sigurimit, në bazë të karakteristikave specifike të objekteve të cilat merren nën sigurim,

·  Zbatohen dhe organizohen punët administrative dhe të evidencave lidhur me objektin që sigurohet,

·  Behet harmonizimi i Rregullores ekzistuese për rendin shtëpiak të objektit me kërkesat profesionale të shërbimit të sigurimit fiziko-teknik të cilat janë të kushtëzuara me parimet e punës të sigurisë të Kompanisë “KING SECURITY”, si pjesë përbërëse e kontratës me shfrytëzuesin e shërbimeve.

Qendra e Kontrollit
6.1

Për shkak te rrjetës se gjerë dhe llojllojshmërisë të objekteve që sigurohen në gjithë territorin Republikës se Kosovës, Kompania “KING SECURITY” ne vitin 2009 ka formuar Qendrën Operative-mbikëqyrëse te Kontrollit në Prishtinë, me dy qendra dispeqerike dhe ka këto opsione:

·  Sistem-lajmërimi alarmuese të thyerjeve të objekteve që sigurohen nga largësia,

·  Sistem-lajmërimi kundër zjarrit të objekteve që sigurohen,

·  Sistem-videombikëqyrje ndaj objekteve që sigurohen,

·  Sistemi automatik i lokalizimit të veturave (përcjellja e GPS sinjaleve),

·  Qendrat dispeqerike

Ne kuadër të Qendrës Operative funksionojnë ekipet mobile të patrullave dhe ato teknike, të cilat janë të gatshme qe në kohën më të shkurtër dalin në teren me qellim të zgjedhjës të situatës emergjente në objekte, gjegjësisht të ofrojnë mbështetjen e nevojshme logjistike punonjësit kujdestar të sigurimit fiziko-teknik.

Qendra Operative e Kompanisë “KING SECURITY” ofron mundësi për përcjellje permanente të sinjaleve kundër thyerjes dhe kundër zjarrit me përcaktim të saktë të objektit dhe zonave brenda objektit, reagimit me kohë në paraqitjen e këtyre llojeve të sinjaleve dhe lajmërimi i klientit lidhur me ndodhitë në objekte.

Për ketë sistem të transmetimit të sinjaleve kundër thyerjes dhe kundër zjarrit shfrytëzohet teknologjia me moderne e cila përfshinë transmetimin e sinjalit nëpërmes radio-valëve, nga vendet në të cilat nuk ka komunikim telefonik.

Videot gjithëpërfshirëse si dhe mediat video digjitale, si zgjedhje për transmetimin e përmbajtjes, sigurojnë fleksibilitet, shkallëshmerine dhe kualitet të lartë të video-sinjaleve nga objektet qe sigurohen nga Kompania “KING SECURITY”, me çka ofrojnë kushte për reagimin e ekipeve intervenuese në kushtet kur objekti i klientit ose proceset në të janë të rrezikuara.

Qendra Operative e Kompanisë “KING SECURITY” posedon GPS (Global Positioning System) i cili mundëson përcaktimin e pozitës të automjetit kudo qoftë në rruzullin tokësor, përveq vendeve specifike sikur që janë vendet brenda objekteve, në tunele, në garazhë dhe në lokacionet nëntokësore dhe nënujore.

8.1

GPS është rrjeti i sateliteve të cilët vazhdimisht transmetojnë informacione të koduara me ndihmën e te cilave mundësohet përcaktimi preciz i pozicionit të objektit të caktuar në tokë.

GPS paraqet përbërjen prej 24 sateliteve (prej të cilëve 21 janë në përdorim dhe 3 në gjendje gatishmërie preventive) në orbitën e tokës dhe janë segmenti kyç i gjithë këtij projekti.

Roli kryesor i GPS sistemit të përcjelljes së veturave është që shfrytëzuesit ti siguroi të dhëna relevante në procesin e transportit, punën e shoferit dhe analizën e këtyre të dhënave me qellim të marrjes së vendimeve gjegjëse të vendimmarrjes e të cilat rezultojnë me :

–  zvogëlimi i harxhimeve të derivateve,

  zvogëlimi i harxhimeve të mirëmbajtjes,

–  ngritja e nivelit të shfrytëzimit të automjetit,

–  ngritja e produktivitetit të punës të vozitësit,

–  ngritja e sigurisë të shoferit dhe sigurimit të mallit dhe shërbimeve, avancimi i kualitetit të shërbimeve tjera.

Këto parametra sjellin si rezultat te futjes se sistemit të kontrollit i cili mundëson:

–  përcjellja e ndryshimeve të nivelit të derivateve,

–  përcjellja e historisë të lëvizjes për çdo automjet dhe çdo shoferit,

–  përcjellja e punës së shoferit (numri i orëve të punës dhe numri efektiv i orëve tëepunës),

–  përcjellja e punës së automjetit (gjatësia e rrugës së kaluar, numri i orëve të motorit etj.),

–  përcjellja e stilit të drejtimit të automjetit (shpejtësia e ngasjes),

–  përcjellja e ndryshimeve të parametrave relevant statusorë,

–  ridrejtimi i automjetit sipas kërkesave të reja etj.

5.1
Close Menu